Pas një sezoni e gjysëm, i erdhi radha emisionit të gatimit “Sfida e gatimit” nga Alfio dhe Indriti të mbyllet.
Në “TV Klan” ka nisur të jepet reklama e një emisioni të ri që mban titullin “Aromë dreke”.
Aktorja e njohur Marjana Kondi dhe shefi i kuzhinës Arvin Kita do të jenë nga e hëna në të shtunë nga ora 11:00.
Ndoshta Alfio do të vazhdojë emisionin në “InTV”, meqë bashkëshortja e tij, Fatma tashmë është drejtoreshë e televizionit.