FOTO/ Dua Lipa bëhet bashkë me vajzën e shkrimtarit të madh Ismail Kadaresë

Dua Lipa përtej këngës, tenton një tjetër fushë atë të artit. Kjo pasi ajo publikoi në rrjetin social Instagram disa prej librave më të preferuar që kishte lexuar kohëve të fundit.

Mes tyre, Dua Lipa promovoi librin “Elegji për Kosovën” të Ismail Kadaresë, duke ua sugjeruar atë edhe ndjekësve të saj që ta lexojnë, pasi mesa duket libri në fjalë nuk do të jetë vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në atë angleze.

Nisur nga kjo, Dua ka pasur dhe një takim të veçantë së fundmi me të bijën e shkrimtarit, Besiana Kadare,  e cila shërben edhe si kryediplomate e Shqipërisë në Kombet e bashkuara.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi, ku nuk i ka fshehur emocionet për këtë bashkëpunim me Dua Lipën.

“E emocionuar për takimin me super-yllin verbues shqiptar Dua Lipa. Ajo është magjepsëse”, shkruan ajo në komentin bashkëngjitur fotove.

Pak muaj më parë Dua Lipa vendosi të marrë përsipër promovimin e librit më të fundit të mjeshtrit dhe “ambasadorit” të letërsisë shqipe në botë, shkrimtarit Ismail Kadare.

Dua përndryshe muaj më parë nisi një iniciativë të re në kuadër të podkastit të saj “Service95”, duke promovuar çdo muaj libra të përzgjedhur nga ajo si sugjerim për ndjekësit e saj që të lexojnë edhe librat e Kadaresë futen tek të preferuarit e saj.


Shtuar 15.08.2023 09:21