Blerja më e shtrenjtë në historinë e Bayern, Kane “justifikon” shifrat, shitje rekord e fanellave

Bayern Munich ka arritur të nënshkruajë me Harry Kane pas negociatave të stërgjatura me Tottenham Hotspurs.

Bavarezët u pajtuan të paguajnë 100 milionë euro te Spurs për transferimin e tij, plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

30-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me Bayernin nga e cila do të fitojë 25 milionë euro bruto në sezon, apo rreth 15 neto.

Kapiteni i Anglisë është bërë blerja më e shtrenjtë jo vetëm në historinë e Bayernit, por në të gjithë futbollin gjerman.

E përditshmja gjermane Sport Bild ka raportuar se është thyer një rekord edhe sa i përket shitjes së fanellave të Harry Kane nga tifozët bavarezë.

Në fakt Bayerni nuk ka fituar kurrë kaq shumë në një ditë me fanella me emrin e një lojtari.

Para fundit të ditës së diel, Bayerni ka shitur më shumë se 10 mijë fanella me emrin Kane dhe numrin nëntë.

Fanellat origjinale të Kane kushtojnë nga 75 euro (për fëmijë) deri në 138 euro . Nëse e vendosim çmimin mesatar, mesatar në 100 euro, atëherë duket qartë se vetëm dje Bayerni ka shitur fanellat e Kane për më shumë se një milion euro.


Shtuar 14.08.2023 14:46