Goditja e kartelit të drogës kolumbiano-shqiptar, të arrestuarit lidhje me Moisi Habilajn

Ditën e djeshme policia italiane i ka dhënë fund një karteli droge që vepronte në Catania, i përbërë nga dy grupe kriminale, kolumbianë dhe shqiptarë.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar një sasi prej 365 kg marijuanë dhe kokainë.

U bë me dije se u arrestuan 13 persona, prej tyre dhe 4 shqiptarë.

Shqiptarët e arrestuar janë:

Viktor Dalipaj , lindur në Shqipëri, 46 vjeç;

Petraq Troka , i njohur si “Pietro”, lindur në Shqipëri, 33 vjeç;

Juljan Hoxhaj , i njohur si “Juli”, lindur në Valona (Shqipëri), 29 vjeç;

Indrit Karafili , i njohur si “Endri”, lindur në Shqipëri, 34 vjeç;

Ditën e sotme bëhet me dije se këta shqiptarë kanë lidhje dhe me Moisi Habilajn. Konkretisht Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili janë miq të Moisi Habilajt. Ka qenë pikërisht Moisi Habilaj ai që ka ndërmjetësuar dhe lidhur dy shqiptarët e arrestuar ditën e djeshme me grupin mafioz Cosa Nostra për trafikun e drogës.

Grupi i dytë kriminal ishe i përbërë nga Sebastiano Lombardo, Salvatore Litteri dhe Gioeli Musumeci, të cilët merrin drogën nga shqiptarët dhe më pas e shisnin në Katania.


Shtuar 26.05.2021 13:49