Mourinho flet për Eriksen: Tentova ta mbaj, por ai e kishte ndarë mendjen

Jose Mourinho mori drejtimin e Tottenham disa muaj më parë duke zënë vendin e Pochetinos të shkarkuar.

Portugezi menjëherë ka punuar për ta bindur yllin danez, Christian Eriksen të qëndronte te “spurs”, por ai e kishte ndarë mendjen.

“Kur erdha te Tottenham, fola me të dhe më bëri të qartë se e kishte marrë vendimin e tij dhe se nuk kishte mundësi ta rishikonte. Që nga ai moment unë fillova të ndërtoj skuadrën pa Eriksen, ndaj dhe e aktivizoja vetëm në momente të caktuara. Megjithatë ai kishte respekt për shokët e skuadrës dhe klubin, dhe tregohej gati sa herë që kishim nevojë për të”, deklaroi Mourinho.

Më pas portugezi shtoi se për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet, Tottenham bëri një biznes të mirë, duke shmangur humbjen me parametra zero dhe arkëtuar rreth 20 milionë euro për kartonin e danezit. /albeu.com/


Shtuar 1.02.2020 22:21