Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ashtu si në rastin e “Non Gratta” të ish presidentit Sali Berisha, nuk ka pasur koment për komisionin parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Pyetjes për këtë zhvillim nga ana e maxhorancës, zoti Soreca është shprehur se këto janë cështje që i takojnë punëve të brendshme të Shqipërisë. Ndërkaq nuk ka ngurruar të vlerësojë zgjedhjet e 25 prillit si proces.
Madje ai eci edhe më tej duke thënë se janë pikërisht këto zgjedhje që përmbushën kushtet e celjes së negociatave që priten së shpejti nga KE. Për zotin Soreca edhe në raportin paraprak të OSBE/ODIHR është vlerësuar procesi zgjedhor në ditën e zgjedhjeve./albeu.com