U arrestua në Tiranë me urdhër nga Gjykata Speciale e Kosovës, jepet masa e sigurisë për Dritan Goxhajn

Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 40 ditë Dritan Goxhajt.

Togat e zeza kanë kërkuar informacion shtesë nga ana e drejtësisë së Kosovës në lidhje me akuzat e ngritura në ngarkim të ish-ushtarit te UÇK-së.

Ky i fundit u arrestua më 31 korrik 2023 në tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale  të Kosovës.

Përballë togave të zeza, Goxhaj ka pretenduar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme, përveç disa shkrimeve në rrjetet sociale.

Ai kërkohet nga autoritet e Kosovës për intimidim të dëshmitarëve.

Kujtojmë që Dritan Goxhaj, shoqërues i trupave amerikane gjatës Luftës së Kosovës në vitin 1999, u arrestua në Tiranë më datë 31 korrik./Albeu.com/


Shtuar 2.08.2023 15:15