Shpesh kur shtrihemi për të fjetur ndihemi të rraskapitur, sikur të mjaftonte kjo, përveç lodhjes ndjejmë edhe dhimbjet që mund të kemi në trup, si dhimbja e shpinës, e veshkave, e këmbëve apo problemet e ndryshme shëndetësore.
Nëse doni të bëni një gjumë më të rehatshëm, ne do t’ju sjellim këshillat më të mira për pozicionet gjatë gjumit.
Kur keni dhimbje shpine
Pothuajse 26% e popullsisë, veçanërisht gratë, vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Lëvizshmëria e shumtë e trupit sigurisht influencon mbi faktin që ajo paraqet vazhdimisht dhimbje të niveleve të ndryshme, të cilat përkeqësojnë dhimbjen. Kështu që kur fle, për të mos avancuar dhimbjet, mos fli me një anë ose me krahun mbi kokë. Më mirë është të flesh me kurriz duke vendosur një jastëk poshtë shpatullës që të dhemb, në mënyrë që të mbështesësh krahun.
Kur keni dhimbje qafe
Të flesh natë për natë me qafën shtrembër, sidomos nëse flini të shtrirë me shpinë, mund të ketë pasoja shumë të këqija. Në rastin e dhimbjes së qafës jastëku i duhur duhet të jetë anatomik. Ai duhet të përshtatet me kokën dhe qafën, të jetë pak i fortë, por as shumë i lartë dhe as shumë i ulët. Qëndrimi më i mirë është ai anësor, sepse nuk përfshin asnjë rrotullim të qafës.
Refluksi gastroezofageal
Kur vuani nga refluksi i ushqimit ose prishja e tij, lëngjet e stomakut dalin nga ai deri në ezofag duke provokuar një numër të madh çrregullimesh akute si urth, kollë të thatë, astmë, probleme në frymëmarrje etj. Në këto raste, mjekët rekomandojnë që të ngrini kokën e krevatit dhe mbi të gjitha të flini nga ana e majtë. Është demonstruar se këto dy zgjidhje janë mjaft të efektshme duke qenë se e parandalojnë të ndodhë shqetësimi në fjalë.
Dhimbja e mesit, nervi shiatik
Pozicioni më i mirë për të fjetur nëse vuani nga ky problem është pozicioni i fetusit, duke mbajtur mes kofshëve tuaja një jastëk.
Artriti i gjunjëve
Edhe për këtë këshillohet që të pozicionoheni mes këmbëve tuaja një jastëk në mënyrë që të shmanget fërkimi. Shumë persona gjejnë zgjidhje duke vënë një jastëk të vogël mes këmbëve.
Variçet dhe qarkullimi i keq i gjakut
Në këtë rast do të ishte mjaft mirë t’i çlodhni këmbët duke i mbajtur lart (rreth 8-10 cm), në mënyrë që të qëndrojnë më lartë sesa koka. Për këtë ju mund të përdorni një jastëk të madh duke e vendosur te këmbët.
Gurët në veshka
Fjetja në të njëjtin pozicion, duke mos e ndryshuar asnjëherë atë gjatë natës favorizon gurët në veshka. Për të evituar këtë problem do t’ju leverdiste të pinit ndonjë gotë ujë përpara se të shkonit në shtrat dhe të shkoni në banjë përpara se t’ju zërë gjumi për të “larë” gurët. Gjatë natës, kujtohuni të ndryshoni pozicion sa më shumë të mundni.