Pesë persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë proceduar penalisht, nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme.
Gjatë një postimi në Facebook, ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se zjarrvënia vepër e rëndë penale zjarrvënia me dënim që shkojnë deri në 15 vite heqje lirie.
Postimi i plotë i Taulant Ballës
Zjarret në vend Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit ka arrestuar 5 persona dhe ka proceduar 4 të tjerë, të përfshirë në zjarrvënie. Gjithashtu po vijon me kryerjen e veprimeve proceduriale dhe këqyrjes në vendngjarje të zjarreve dhe dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore, pronës private dhe publike dhe rrezikimit të jetës së banorëve. Është vepër e rëndë penale zjarrvënia me dënime që shkojnë deri në 15 vite heqje lirie!