“One Stop Shop” mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Gjatë ditës së sotme u nënshkrua  protokolli i fundit për zbatimin e Marrëveshjes për vendosjen e një vendkalim të përbashkët kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Drejtorët e drejtorive doganore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Stefan Bogoev dhe Genti Gazheli sot në vendkalimin kufitar Qafë Thanë e nënshkruan protokollin e fundit për zbatimin e Marrëveshjes për vendosjen e një vendkalim të përbashkët kufitar midis dy vendeve.

Siç bënë të ditur nga Drejtoria Doganore e RMV, me nënshkrimin protokollit, përfundojnë përgatitjet përfundimtare për vendosjen e një ndalese one-stop-shop në këtë vendkalim kufitar, me qëllim zbatimin e formaliteteve kufitare me efikaset dhe më thjeshtë, pritjet më të shkurtëra në kufi, gjegjësisht shërbime më të mira për operatorët ekonomik dhe udhëtarët.

Drejtori Bogoev theksoi se në këtë vendklaim kufitar janë kryer të gjitha punët e nevojshme infrastrukturore dhe se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet shërbimeve të drejtorive doganore dhe policisë kufitare të dy vendeve do të rezultojë në përshpejtimin e qarkullimit të mallrave dhe udhëtarëve, përmirësimin e rezultateve në zbulimin e aktiviteteve të paligjshme kufitare, në mënyrë që të rritet edhe siguria e qytetarëve./shenja


Shtuar 28.07.2023 15:56