Policia e Kukësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezërit që plagosën me armë zjarri kushëririn e tyre pak ditë më parë për çështje pronash.
Sherri për pronat ndodhi në fshatin Shtiqen, kur dy vëllezërit Xh. M. dhe A. M. plagosën me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, shtetasin G. M., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi policisë
Kukës
U konfliktuan për motive pronësie dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri në këmbë kushëririn e tyre, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 autorët e dyshuar (vëllezër).
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e tyre.
Në fshatin Shtiqen, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, shtetasit Xh. M. dhe A. M. (vëllezër) kanë plagosur me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, shtetasin G. M., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave kësaj ngjarjeje./albeu.com/