Gjykata e Lezhës ka caktuar arrest me burg për Dedë Doçin i cili tentoi të vrasë Mazmi Halilajn teksa po punonte në rrugën e Kombit.
67 vjeçari askidentoi me makinë punëtorin e firmës mirëmbajtëse duke e lënë të plagosur.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se 67-vjeçari ka pranuar faktin se ka patur konflikte mbi pronësinë e tokës ku po punonin punëtoret, por ka mohuar ta ketë përplasur qëllimisht me makinë, duke e konsideruar ngjarjen aksidentale.
Pavarësisht pretendimeve të tij, Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 67-vjeçarin Ded Doçi, për veprën penale te “Vrasjes” e mbetur në tentativë.