Tmerr në Tiranë, fëmija vdes nga asfiksia brenda në makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, Një 13-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një makine në një garazh në zonën e Babrrusë.

Dyshohet se vdekja e të miturit ka ardhur për shkak të asfiksisë. Ndërkohë që policia po vijon hetimet.

Njoftimi:

Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/AlbEu.com/


Shtuar 19.07.2023 16:25