Teksa reperi Fero gjendet në paraburgim për 30 ditë nën akuzën dhunë në familje, ka reaguar përmes një postimi në Instastory.
E para që reagoi ishte Arbenita Ismajli, e cila tha se beson te drejtësia.
Por Fero, përmes reagimit të tij hedh poshtë deklaratat e Arbenitës dhe shkruan se për vajzën e tyre Ninën, është kujdesutr e ëma e tij, ndërsa Arbenita po e përdor për tu viktimizuar.
“Drejtësia është thik me dy teha,n’varet prej cilit kënd e drejton?!..E sa i përket Ninës mos u viktimizo përmes saj,se e gjith bota e di se për të mami jem është kujdes.Une jam mundu me qenë i kulturum dhe t’kam leju mu marr me karrier, por ti lirin dhe durimin tem e ke keqpërdor deri në maksimum.E tash, pasi e ke sjell punën deri në nivel gjyqësor tash të presim si po vendos drejtësia.Unë para Zotit edhe vetes jam i drejt. Herdo kur e vërteta del në shesh.I Drejti zhytet, por nuk mbytet. Për mua, kjo është edhe një sprovë jetësore dhe do më kalis më fort për jetë. Shihemi në gjyq”, shkruan Fero.
Më pas ai poston edhe një foto ku shihet e ëma duke mbajtur në krahë Ninën.
“Faleminderit mam që je përkujdes për Ninën që nga lindja e deri më tash”, shkruan Fero krahas fotos.
E në këtë situatë nuk mbetet veçse të presim fjalën e drejtësisë./albeu.com/