Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi rezulton të jetë i dënuar për vrasje.
35-vjeçari i cili u arrestua në ishullin e Zakynthos ishte dënuar 8 vjet e 6 muaj burg, ndërkohë që gjatë arrestimit ai u kap me një pistoletë, fishekë dhe një thikë.
Përveç shqiptarit, policia arrestoi dhe tre persona të tjerë që ishin me të, një 36-vjeçar dhe dy vajza të moshës 23 dhe 26 vjeç të cilët akuzohen për trafik droge, raportojnë mediet greke.
Në operacionin treditor të organizuar nga Sigurimi i Atikës, nga e premtja e kaluar deri të dielën, me pjesëmarrjen e punonjësve të policisë së Prokurorisë së Narkotikëve, Departamentit të Zhvatjes, Departamentit të Vrasjeve, OPKE, si dhe autoriteteve lokale të policisë, janë kryer 43 kontrolle. Gjatë aksionit në fjalë janë sekuestruar sasi të drogave të ndryshme, armë, municione e para, që ishin siguruar nga aktiviteti i paligjshëm./albeu.com/