“Ahmetaj është larguar nga Shqipëria të premten”, Hoxha tregon destinacionin se ku ka shkuar ish-zv.kryeministri

Prokuroria e poaçme SPAK i dërhoi Kuvendit të Shqipërisë një kërkesë ditën e sotme, për heqejen e imunitetit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, për të proceduar më pas me arrestimin e tij, pasi akuzohet për tre vepra penale.

Pas marrjes së kërkesës nga ana e SPAK, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi, se do të mbledhë ditën e martë në orën 16:00 Këshillin e Mandateve, për të diskutuar këtë çështje.

Nëse Këshlli i Mandateve voton pro heqjes së mandatit të Arben Ahmetajt, ai do të arrestohet menjëherë.

Por se sa do të jeë i mundur ekzekutimi i urdhrit të SPAK për arrestimin e Ahmetajt pas votimit të këshillit të mandateve për heqjen e imunitetit, kjo do të shihet ditën e martë, pasi dyshohet se ai nuk ndodhet në Shqipëri.

Ka qenë gazetari investigativ, Artan hoxha, i cili deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se ish-zv.kryeminsitri është larguar ditëne premte nga Shqipëria drejt një vendi fqinj.

Gjatë ditës së sotme, që nga momenti kur doli lajmi se kërkesa e SPAK i është drejtuar Kuvendin për imunitetin e Ahmetajt, pyetja e parë dhe verifikimi i parë që tentuam të bënim ishte vendodhja e zotit Ahmetaj. Nga kontakti që kam patur sot, më rezulton që ai nuk është në Shqipëri, por këtë do ta shohim nesër, kur ai do të duhet të paraqitet në zyrat e Kuvendit, gjatë kohës që do të merret në shqyrtim

Të premten ai ka lëvizur nga Shqipëria. Është regjistruar në sistemin TIMS. Ka kaluar me pashaportë të Shqipërisë dhe ka lëvizuar drejt një vendi të BE, në kufi me Shqipërinë.

Sot u tha që është brenda territorit, kam ndjekur me vëmendje, reagimin e avokatit. Kjo do të verifikohet nesër. Në rastet e mëparshme kemi parë që kur kërkesa u është drejtuar Kuvendit, ata janë paraqitur në seancë.

Nuk do të çuditesha nëse Ahmetaj nuk paraqitet. Nëse ndjekim precedentët e tjerë, të zotit Koka dhe Bllako. Zoti Koka ka dy vjet aty në burg dhe nuk është marrë asnjëherë në pyetje. Ka dy vjet brenda.

Ai nuk iu fsheh arrestimit edhe pse u njoftua përpara. Ka dy vjet dhe nuk ka një vendim gjykate të shkallës së parë“, deklaroi Hoxha.


Shtuar 10.07.2023 21:13