Pas mbledhjes kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, KA dalë në një konferencë të përbashkët për media, ku kanë folur në lidhje me takimin.
Kovaçevski tha se dyja vendet kanë raporte të shkëlqyera dhe se ata ndajnë vlerat e përbashkëta evropiane.
Ai tha se anëtarësimi në BE është qëllim strategjik i dy vendeve.
“Në këtë rrugë ne edhe në mënyrë bilaterale dhe si rajon po ndërmarrim hapa për evropizimin e shoqërive tona me qëllim sa më shpejt t’i arrijmë standardet evropiane, si ato sistematike dhe ekonomike. Hap i tillë ishte edhe procesi i Berlinit ku në samitin në Berlin u nënshkruan tre marrëveshje të rëndësishme”, tha Kovaçevski.
Në samitin e ardhshëm që do të mbahet tani në Tiranë, tha Kovaçevski, Shqipëria do ta ketë përkrahjen e Maqedonisë së Veriut.
Kovaçevski tha se procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm edhe për hapat e ardhshme që do të ndërmerren, në fushën e ekonomisë, energjetikës, por edhe fushat tjera si kultura, arti dhe tjera.
“Neve si rajon na duhen hapa konkret të cilët do të na sjellin përfitime ekonomike. Na nevojitet dicka që qytetarët do ta ndjenjë edhe para hyrjes në BE, që do ta mbajë të gjallë idenë evropiane dhe përkushtim të të gjithë në këtë proces”, tha Kovaçevski.
Kovaçevski tha se iniciativa Ballkani i Hapur dha rezultatet e veta. Nga kjo iniciativë, Kovaçevski tha se qytetarët presin risi që do të sigurojnë atyre zhvillim por edhe bashkëpunim mes vendeve.
“Kjo iniciativë tregoj se nëpërmjet bashkëpunimit mund të rritet tregtia ndërmjet vendeve dhe ajo vazhdon të mbetet komplementare me proceset që i përfshijnë të gjitha vendet, këtu para se gjithash mendoj për procesin e Berlinit dhe të tjera”, tha Kovaçevski.
Kovaçevski bëri thirrje për deskalimin situatës në veriun e Kosovës, dhe respektimin e marrëveshjeve të nënshkruan nga të dyja palët.