Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me një postim në rrjetin social Facebook ka deklaruar se procesi i vaksinimit po vijon pa u ndalur për të arritur 1 milionë vaksinime brenda qershorit.
Ajo shkruan se 60 mijë doza të Sinovac po shpërndahen sipas kushteve të sigurisë.
Ministrja shkruan se deri më tani janë kryer 716,616 vaksinime, ku prej tyre 243,776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.
Në fund Manastirliu ka ftuar çdo qytetar të komunikojë me mjekun e familjes për ditën dhe vendin e vaksinimit kundër COVID-19.