I dënuar në Shqipëri për përdhunimin e një të mituri, i moshuari anglez nuk heq dorë nga ngacmimet, u blen dhuarat fëmijëve të emigrantëve

Një pedofil që më parë është dënuar në Shqipëri duket se nuk ka hequr dorë nga abuzimet, pasi detaje të reja kanë dalë në dritë nga jeta e tij në Angli.

Sipas The Guardian, ai miqësohej me familjet në Carlisle të Anglisë, duke i blerë dhurata fëmijëve, ndërkohë që ata nuk e dinin se ai ishte një abuzues.

Robin Arnold u dërgoi fëmijëve, të gjithë nga një komunitet emigrant afrikan në Carlisle, Cumbria, dhurata dhe ata e quanin atë “Uncle Rob”.

Ai ishte burgosur për përdhunimin e një djali 13 vjeç nga një gjykatë në Shqipëri në vitin 2010, teksa më parë kishte qenë subjekt i një hetimi të Guardian për një skandal abuzimi seksual të fëmijëve në një jetimore misionare të krishterë në Tiranë.

Arnold u ekstradua nga Britania e Madhe për t’u gjykuar në Shqipëri. Një prokuror në gjykatën e kurorës në Carlisle dënoi Arnold në vitin 2010 me 15 vjet e gjysmë burg për përdhunimin e 13-vjeçarit.

Megjithatë ai u lirua nga burgu në vitin 2020 dhe gjatë periudhës së Krishtlindjeve të 2022 dhe në fillim të këtij viti ai filloi të miqësohej me familjet afrikane, emigrante në qytet.

 


Shtuar 4.07.2023 21:46