Momentet e ankthit te Juventusi teksa pritej fundi i Napoli – Verona, mbyllet me “shpërthimin” e festës (VIDEO)

Ulet sipari edhe në Serie A italiane, teksa janë dhënë edhe verdiktet e fundit, me Milanin e Juventusin që kanë mundur të marrin një biletë për në edicionin e ardhshëm të zonës Champions.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Andrea Pirlo fitoi në udhëtim te Bologna me rezultatin e thellë 4-1.

Me dy golat e shënuar nga Alvaro Morata dhe nga një nga Adrien Rabiot dhe Federico Chiesa, skuadra torineze arriti fitore të rëndësishme.

Për vendasit golin e vetëm e realizoi ish-lojtari i Juventusit, Riccardo Orsolini.

Me këtë fitore Juventusi e mbyll kampionatin e Serie A në vendin e katërt me 78 pikë një më shumë se Napoli.


Shtuar 24.05.2021 10:31