Alma Kaçi, gruaja që u shfaq në videoskandalin seksual me ish-kryetari e Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit për një masë më lehtësuese se sa ajo e arrestit në shtëpi.
Në argumentet e parashtruara, ajo pretendon se është e vetmja që sjell të ardhura në familje.
Po ashtu në ankim thuhet se ajo ka një fëmijë të mitur të moshës 12 vjeç si dhe një nënë të sëmurë të moshës 71 vjecare.
Një tjetër agrument që ka dhënë ka të bëjë më kualifikimin e vepres penale.
Sipas mbrojtjes ligjore, nuk kemi të bëjmë me veprën penale të korrupsionit aktiv pasi e gjitha ajo ka qënë inskenim.