Walker këkon të largohet nga Manchester City, Bayern “fërkon duart”

Pasi fitoi gjithçka në sezonin e fundit me Manchester Cityn, Kyle Walker është në kërkim të një sfide të re.

Sipas raportimeve të medieve britanike, mbrojtësi dëshiron të largohet nga skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola.

Drejtuesit e Cityt, nga ana e tyre, po përpiqen të bindin Walker të qëndrojë në Manchester.

Bisedimet mes palëve janë duke u zhvilluar dhe vendimi përfundimtar pritet javën e ardhshme.

Ndërkohë, Bayern Munchen ka shfaqur interesim të madh për futbollistin anglez, kontrata e të cilit me Cityn skadon në qershor të vitit 2024.


Shtuar 2.07.2023 22:22