Ka reaguar për herë të parë ish-kryetari i PD në Kukës Ibsen Elezi, i cili u përjashtua nga gara për kryetar në zgjedhjet që do të mbahen më 13 Qershor.
Elezi shprehet përmes një publikimi në Facebook, ndërsa thotë se e priste.
“Të nderuar miq, tash sapo u ktheva nga Kosova, mora lajmin nga mediat se më kane skualifikuar nga gara per kryetar te PD. Jua them me bindje që e prisja, e kam deklaruar me parë. Pres te marr përgjigjen zyrtare dhe më pas do kem prononcimin tim”, shkruan ai.
Kujtojmë se Kryesia e PD votoi unanimisht që gara për kryetar partie të ketë 4 kandidatë. Ata janë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.