Grabitja në Vlorë, 85-vjeçarja: Më thanë mos bërtit ose të vramë!

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, në Nartë. Një e moshuar e cila jetonte e vetme është grbitur nga dy shtetas, ende të paidentifikuar.

Autorët i kanë hyrë forcërisht në shtëpi dhe i kanë grabitur një shumë prej 200 lekësh.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 12:00 të mesditës, dhe pasi i kanë lidhur duart dhe gojën kanë marrë nga banesa sendet me vlerë

85-vjeçarja e grabitur në Vlorë rrëfen:

Morën 200 lekë, aq kisha në shtëpi. S’kisha marrë as pensionin. Më mbyllën gojën dhe më vendosën jorganin në kokë. Më thanë mos bërtit ndryshe do të të vrasim. /albeu.com/

 

Featured image of article: ‘Mos bërtit ndryshe do të të vrasim’/ U grabit nga 2 persona, 85-vjeçarja rrëfen tmerrin: Ma mbuluan kokën me jorgan, kisha vetëm 200 lekë në shtëpi


Shtuar 17.03.2021 16:38