Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 4.094 testime për Covid-19, prej të cilëve 1.293 kanë rezultuar pozitive.

Në po të njëjtën periudhë, janë regjistruar 24 viktima dhe 339 të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, nga realizimi i 575.162 testimeve, pozitive kanë rezultuar 115.222. Prej tyre, 99.015 pacientë e kanë fituar betejën me virusin Covid-19, ndërkaq jetën e kanë humbur 3.388. Numri i rasteve aktive është 12.819./TV21


Shtuar 17.03.2021 16:37