Fatbardh Lala është oficeri i policisë Gjyqësore në Tiranë, i cili akuzohet se ka marrë ryshfet për të ndërhyrë tek prokurori dhe gjykatësi i çështjes së Ermir Llagaçit për të penguar dënimin e këtij të fundit.
Oficeri i policisë gjyqesore ka pranuar një shumë monetare prej 50 mijë lekësh për të ndërhyrë tek prokurori dhe gjykatësi i çështjes së Ermir Llagaçit.
Ndaj Lalës u caktua masa e arrestit me burg, por nuk u ekzekutua sepse oficeri ka dalë jashtë vendit. Ndërsa nën hetim janë Ermir Llagaçi dhe nëna e tij Tefta Llagaçi për kryerjen e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në njoftimin e SPAK thuhet se ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova dhe fakte se shtetasi në hetim F. L., me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka marrë përsipër të ushtrojë ndikim dhe ka pranuar shumën monetare të dhënë nga shtetësja T. Ll. (që rezulton të jetë më shumë se 50.000 lekë), tek Prokurori i çështjes me të pandehur shtetasin E. Ll. dhe tek Gjyqtari i çështjes duke konsumuar në këtë mënyrë figurën e veprës penale të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.
Ndërkohë shtetasit E. Ll. dhe T. Ll. duke dhënë shuma monetare prej 50.000 lekësh oficerit të policisë gjyqësore F. L., pasi ky i fundit i ka siguruar se mund të ushtrojë ndikim te funksionarët publikë.
Njëkohësisht E. Ll. i ka paguar avokatit S. A. shumën prej 300.000 lekësh, duke qenë në dijeni se një pjesë e kësaj shume parash konkretisht 150.000 lekë do të jepej nga ana e avokatit me qëllim që ai të ushtronte ndikim te gjyqtarët e Apelit, të cilët ishin tre, dhe secilit do ti jepej shuma prej 50.000 lekësh./albeu.com/