Vrasja e një 17-vjecari nga policia ngjalli një valë indinjate që ende nuk po shuhet në Francë, ku vazhdojnë protestat e dhunshme e zjarret nëpër rrugë.
Por pikërisht në një kohë të tillë tensionesh, presidenti Emmanuel Macron u filmua duke kërcyer nën tingujt e këngëve të Elton John-t në Accor Arena të Parisit, ku këngëtari i madh po performonte në ndalesën e radhës së turit të tij të lamtumirës.
Kaq u desh që zemërata e francezëve të ndizej edhe më shumë. Autoritetet franceze dërguan me dhjetëra mijëra oficerë policie nëpër rrugë në përpjekje për të frenuar trazirat e përhapura urbane pas ekzekutimit të adoleshentit të identifikuar vetëm si Nahel.
The President of France, Emmanuel Macron stated today that the ongoing Riots have resulted in Worse Violence than the 2005 French Riots in which over 3,000 Civilians and Police were Injured and over 8,000 Cars were Destroyed; he further stated that Decisions will have to be made… pic.twitter.com/rd1NBRLCeC
— OSINTdefender (@sentdefender) June 30, 2023
Oficerit të policisë së akuzuar për shkrepjen e armës të martën iu dorëzua një akuzë paraprake për vrasje me dashje pasi prokurori Pascal Prache tha se hetimi i tij fillestar e çoi atë në përfundimin se “kushtet për përdorimin e ligjshëm të armës nuk ishin përmbushur”.
E ëma thotë se i biri u qëllua vetëm sepse ishte oficeri i policisë “pa fytyrën e një arabi”. Pavarësisht thirrjeve të qeverisë për qetësi dhe zotimeve se rendi do të rivendosej, tymi nga makinat dhe mbeturinat e djegura ishte i dukshëm në periferi të Parisit, Nanterre, pas një marshimi paqësor pasditen e së enjtes në nder të viktimës. Pas një takimi emergjent në mëngjes pas dhunës që plagosi shumë policë dhe dëmtoi gati 100 ndërtesa publike, Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se numri i oficerëve në rrugë do të katërfishohej, nga 9,000 në 40,000.
View this post on Instagram
Vetëm në rajonin e Parisit, numri i oficerëve të vendosur do të dyfishohej në 5000. Trazirat u shtrinë edhe në Bruksel, ku rreth 12 persona u arrestuan gjatë përleshjeve në lidhje me të shtënat në Francë. Zëdhënësja e policisë Ilse Van de Keere tha se disa zjarre u vunë nën kontroll dhe se të paktën një makinë u dogj./Albeu.com./