Kreu i opozitës dha dorëheqjen, kush do të jetë pasardhësi i Tsiprasit

Kreu i opozitës greke, Aleksis Tsipras, njoftoi sot dorëheqjen e tij nga partia SYRIZA, një javë pas humbje së thellë në zgjedhjet parlamentare. Një javë më parë Greqia mbajti zgjedhjet e dyta parlamentare brenda një muaji.

Partia Demokracia e Re e Mitsotakisit fitoi 40.5 për qind të votave, pothuajse 23 për qind më shumë sesa partia e Tsipras, SYRIZA.

“Një cikël historik mbyllet dhe një tjetër hapet për SYRIZA-n”, tha Tsipras gjatë fjalimit të tij sot.

Por kush do të jetë personi që do t’i zërë vendin e Tsiprarsit në SYRIZA?

Sipas medieve greke, Efi Achtioglu pritet të jetë me shumë mundësi pasardhësja e Aleksis Tsipras. Efi Achtioglu ka marrë mbështetje nga një pjesë e madhe e partisë SYRIZA.

Ka një ndjenjë që Efi për shkak të profilit të saj mund të sinjalizojë rinovimin e partisë dhe shumica e anëtarëve të SYRIZA janë dakord se ajo është zgjedhja më e mundshme për të ardhmen e SYRIZA. Sakaq ajo nuk ka pranuar publikisht kandidaturën e saj për drejtimin e partisë. Efi ka raporte të mira me Tsiprasin, shkruajnë mediet në vend, duke theksuar se ajo do të ketë mbështetjen e tij në rast se kandidon.

Por nuk përjashtohet skenari që të ketë edhe kandidatë të tjerë, si Alexis Haritsis edhe Rena Dourou.

Kush është Efi Ahtsioglu?

Eftychia (Efi) Achtioglu, lindur në Janica, më 4 janar 198 e specializuar në studimet për të Drejtën e Punës, është juriste, politikane dhe deputete aktive e SYRIZA-s.

Ajo ka shërbyer si Ministre e Punës, Sigurimeve Shoqërore dhe Solidaritetit Social (5 nëntor 2016 – 9 korrik 2019), ndërsa në vitin 2019 zbuloi publikisht gjatë periudhës parazgjedhore se është në një lidhje me deputetin e SYRIZA-s, Dimitris Tzanakopoulos me të cilin ka një fëmijë.

Në SYRIZA ka patur gjithashtu rolin e si anëtare e Komitetit Qendror, ndërsa ka qenë anëtare e Komitetit Prefektural 1 të Selanikut.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, ajo u rendit e dyta në fletën e votimit kombëtar të SYRIZA-s dhe u zgjodh deputete e Kuvendit të Greqisë./Albeu.com/ /