Çfarë po kërkojnë?! FNSH “blindon” Elbasanin

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë “zbarkuar” në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se janë kryer kontrolle të imtësishme gjatë orëve te vona të natës.

Sipas informacioneve paraprake në fokus të kontrolleve ka qenë kapja e personave të shpallur në kërkim dhe verifikimi i personave të tjerë, të cilët dyshohen të përfshirë në aktivitete kriminale.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar në lidhje me aksionin e zhvilluar gjatë orëve të natës./Albeu.com/


Shtuar 29.06.2023 07:57

Tags: ,