Vrasja e 17-vjeçarit nga policia, protestuesit “i vënë” flakën Francës, 150 të arrestuar

Të martën, policia franceze qëlloi për vdekje një 17-vjeçar, i cili nuk ndaloi për një kontroll trafiku.

Adoleshenti, i quajtur Nahel M, u qëllua teksa po largohej dhe u përplas menjëherë më pas.

Sipas mediave franceze, fillimisht policia it ha adoleshentit që të ndalonte, por në pamje shihet se si oficeri i drejton armën shoferit përmes dritares dhe e qëllon.

Që nga vdekja e Nahelit, në Francë kanë shpërthyer protestat.

Pjesa më e madhe  e zemërimit të ndjerë nga demonstruesit në periferinë e Parisit, Nanterre, nga ishte Nahel, ishte drejtuar ndaj policisë.

Ministri i Brendshëm i Francës ka thënë se gjatë orëve të fundit 150 persona janë arrestuar.

Gérald Darmanin tha në një postim në Twitter se bashkitë, shkollat ​​dhe komisariatet e policisë gjatë natës ishin në shënjestër të “dhunës së padurueshme” në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër, Presidenti Emmanuel Macron dënoi aktin dhe e quajti “të shëmtuar”.

Duke folur me gazetarët në Marsejë të martën, ai tha se “asgjë nuk justifikon vdekjen e një të riu”.

“Dëshiroj të shpreh ndjenjat e të gjithë kombit për atë që ka ndodhur dhe t’i tregoj familjes së tij solidaritetin tonë dhe përzemërsinë e kombit.”

“Ne kemi një adoleshent që është vrarë. Është e pashpjegueshme, e pafalshme,” tha ai, duke shtuar se çështja u referua menjëherë në gjykata, ku ai shpresonte që drejtësia “do ta bënte punën e saj shpejt”./Albeu,com.


Shtuar 29.06.2023 07:47