15-vjeçarja largohet nga shtëpia, gjyshja ngre alarmin në policinë e Tiranës

Tiranë-Një 15-vjeçare është larguar nga shtëpia.

Gjyshja e saj, shtetasja L. D., 62 vjeçe ka ngritur alarmin në polici.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja L. D., 62 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa mbesa e saj e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com. 


Shtuar 28.06.2023 12:10