Presidenti i Këshillit Kombëtar i Austrisë vizitë në Tiranë: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë në BE

Presidenti i Këshillit Kombëtar i Austrisë, Wolfgang Sobotka, ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Sobotka mbajti një fjalim nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë. Sobotka gjatë fjalës së tij u shpreh se marrëdhënia mes dy vende është solide dhe se do të vijojë edhe në të ardhmen të jetë po kaq e ngushtë.

“Marrëdhëniet e dy vendeve janë të gjata dhe të qëndrueshme. Vitin e kaluar kishim grupin e miqësisë nga parlamenti këtu te ju dhe sollën me vete vetëm përshtypje të mira nga vendi juaj. Ne e kemi të qartë që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE”, tha Presidenti i Këshillit Kombëtar i Austrisë./albeu.com/