20 persona të arrestuar me urdhër të SPAK për trafikim droge, dalin pamjet e operacionit: Momenti kur anëtarët e bandës mbërthehen nga policia (VIDEO)

Janë publikuar pamjet e operacionit ndërkombëtar, ku është goditur një rrejt që trafikonte lëndë narkotike. Bëhet fjalë për 20 të arrestuar, të cilët qarkullonin drogën që vinte nga Lindja në vendet e BE.

Siç shihet nga pamjet, policia u është vënë në ndjekje anëtarëve të bandës, ku dhe duket momenti kur kalojnë ngarkesën me lëndë narkotike në pikat kufitare.

Gjithashtu në pamje duken një pjesë e anëtarëve të bandës, ku kapen në flagrancë nga policia në Durrës.

Prokurori i SPAK, tha se lënda narkotike, e cila sillej në Shqipëri nga Turqia dhe Siria dhe transportohej drejt Milanos dhe RMV.

“Në vijim të hetimeve janë dokumentuar episode të shumta të trafikimit të lëndëve narkotike nga Siria dhe Turqia në Shqipëri, nga Shqipëria në RMV dhe Itali. Janë identifikuar 21 anëtarë të këtij grupi kriminal.

Në hetim janë të përfshirë prokuroria e Firences, Eurojust, policia shqipotare dhe agjenci të tjera të zbatimit të ligjit. Puna e bërë nga policia e shtetit dhe BKH që kanë punuar bashkarisht ka qenë e shkëlqyer, e dokumentuar më së miri. Janë administruar provat e nevojshme. Pas kërkesës tonë janë vendosur 21 masa sigurimi personal nga të cilat 20 janë ekzekutuar ndërsa 1 person është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Të gjithë personat akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike ndërsa një punonjës policie për veprën penale të korrupsionit. Janë sekuetsruar mjete luksoze, shuma monetare, pajisje të ndryshme. Sekuestrimet e lëndëve narkotike janë kryer në Shqipëri, RMV dhe Milano”, deklaroi Mara.

Roli i shqiptarëve

Sipas prokurorit Mara, roli i shqiptarëve ka qenë qarkullimi i lëndës narkotike.

“Roli i shqiptarëve ka qenë i transportuesve dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në vendet e BE. Por edhe i porositësve pasi grupi nuk ka pasur persona të tjerë në rol kryesor.

Pra këta kanë bërë vetë porositjen, transportin dhe shpërndarjen në vendet e BE. Lënda narkotike është transportuar nga vendet e origjinës. Ne kemi vendosur ndarjen e çështjes dhe fillimin e hetimeve”, deklaroi Mara.


Shtuar 27.06.2023 14:31