S*ks në zyrën e bashkisë me Gjicin, videon nuk e shpërndau Alma, një person i tretë e mori dhe e publikoi në rrjet

Zhvillime të reja dalin në lidhje me skandalin seksual të ish-kryetarit të bashkisë Kukës, Safet Gjici. Video e publikuar më datë 16 qershor, që tregonte Gjicin duke bërë seks oral me Alma.K fundosi Gjicin duke e çuar në qeli.

Safet Gjici akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyra, ndërsa Alma.K akuzohet për korrupsion aktiv.Gjici me këtë akuzë rrezikon deri në 7 vite burg, por kjo varet nga fakti se si do të shkojë çështja ndaj tij.

Në skandalin erotik të Gjicit dhe Almës rezulton të jetë i përfshirë dhe një person i tretë. Sipas gazetarit Elton Qyno, një person i tretë që ka lidhje shoqërore me Alma K, është duke u hetuar nga SPAK, pasi dyshohet se ka shpërndarë fillimisht në aplikacionet sociale videon erotike mes 40-vjeçares dhe kryebashkiakut Safet Gjici.

Personi që ende nuk jepet të dhëna nga SPAK nëse është vajzë ose djalë, po hetohet pasi rezulton se ai ka nxjerë videon seksi në publik. Burime pranë SPAK thanë se videon nuk e ka nxjerë në publik Alma, por një person i tretë, lidhje e njohur 40-vjeçares.

Videoja është marrë përmes procedurës së filmimit nga telefoni në telefon, dhe një gjë e tillë është kryer duke filmuar telefonin e Almës. Fillimisht gjithçka mund të ketë qënë një neglizhencë e Alma Kaçit, thanë burimet pranë SPAK, ku njeriu i besuar i saj i ka filmuar telefonin dhe më pas ka marë materialin 2 minutësh, ku Alma dhe Gjici kryejnë marëdhënie seksuale.

Më tej materiali i filmuar mbi telefonin e Almës është shpërndarë dhe rishpërndarë në shumë aplikacione telefonike, derisa u publikua në median sociale. Tashmë SPAK ka caktuar arrest në burg për Safet Gjicin dhe Arrest shtëpie për Almën.

Ndërsa hetime janë duke u kryer për identifikimin dhe ndalimin e personit të tretë që filmoi videon mbi telefon dhe e shpërndau atë./albeu.com/


Shtuar 27.06.2023 14:13