Pasditen e sotme, me kërkesë të SPAK dhe urdhër të Gjykatës së Posaçme nën akuzën për “Korrupsion pasiv”, është arrestuar ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici.
Bëhet fjalë për hetimin e nisur nga SPAK mbi videoskandalin e publikuar më 16 qershor, ku Gjici kryente marrëdhënie seksuale me një grua në ambientet e zyrës së tij në bashki.
Pas marrëdhënieve seksuale ata biseduan në lidhje me një tender që gruaja do të merrte nga kjo bashki, për sterilizimin e qenve.