Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të enjte në hyrje të qytetit të Lushnjës.
Një këmbësor është përplasur nga një motor. Burime bëjnë me dije se të lënduar kanë mbetur këmbësori, Gramoz Xhumarin, 45 vjeç dhe drejtuesi i motorit Ledion Duro 31 vjeç.
Të dy të lënduarit janë dërguar në spitalin e Lushnjës. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Policia po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Albeu.com/