Enkelejd Alibeaj foli sot jashtë parlamentit për zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokartike.
Në një deklaratë për mediet, Alibeaj tha se pret dhe shpreson që zgjedhjet të jenë transparente dhe votat të mos manipulohen. Dy kandidatët që garojnë për kryesinë e PD-së, Lulzim Basha dhe Gjergj Hani do t’i nënshtrohen vlerësimit të demokratëve, kështu u shpreh Alibeaj sot.
Ai komentoi rikthimin e Bashës, duke thënë se t procesi s’i ka shërbyer Lulzim Bashës dhe se ai ka të drejtë të kandidojë
“Kjo nuk është garë mes Hanit dhe Bashës, sfida është sesa procesi është transparent, ku të mos manipulojmë votat. Nuk kam kandiduar përballë Bashës…. jam shumë serioz në detyrat që marr në PD”, tha ai.
Alibeaj u pyet se pse nuk kandidon në garën për kryetar të PD-së
Alibeaj: Unë e kam bërë të ditur dhe në deklaratën time të dorëheqjes, jam shumë serioz në detyrat e mia në PD. Mund ta them me plotë gojën që sfida ime ka qenë shumë e suksesshme, sa kohë që kishim luftë nga dy anë, sfida ishte që PD të dilte e gjallë, dhe të kishte koshiencë, e ndryshuar në mentalitet dhe e aftë për të parë në sy gabimet.
Po ashtu, duke iu përgjigjur Gazment Bardhit, ai tha se në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë, e kanë pasur kuorumin.
“Duhet të besoni dokumentet dhe faktet. Në punimet e Këshillit, një pjesë e anëtarëve kanë zgjedhur të jenë në strofkull tjetër të majtë tek LSI në zgjedhje, ndërsa ata që i qëndruan dhe nuk u tunduan, janë 329. Rregullat e përcaktuara, kuorumi është gjysma plus një, i cili ishte, kaq ishte. Deputetët janë shpirtra të lirë, sa kohë jemi zgjedhur nga zgjedhjet e 2021”, tha Alibeaj.
Gjithashtu për zgjedhjet brenda PD-së të cilat do të zhvillohen më 29 korrik, foli më herë edhe deputeti democrat Bledion Nallbati. Ai tha se vetëm Këshilli Kombëtar ka të autoritetin me votë të largojë anëtarët e vet.
Nallbati tha se nuk duan që PD të zvogëlohet si parti si dhe për kryetarin e ri. I pyetur nëse do njohin Berishën apo Bashën, Nallbati tha: Do njohim atë që do të dalë nga një proces i rregullt statutor.
/albeu.com/