Incidenti në kampin e MEK, Karamuço: Rezistenca e muxhahedinëve vërtetoi dyshimet tona dhe të partnerëve

Aksioni i Policisë së Shtetit për të ushtuar kontrolle në kampin e muxhahedinëve MEK në MAnyë të Durrësit, gjatë ditës së sotme, krjioi momente tensioni, pasi anëtarët e MEK refuyuan kontrollin.

Lidhur me këtë incident eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço, duke folur për Abcnews, thekoi se rezistenca e anëtarëve të MEK gjatë ndërhyrjes së policisë, vërtetoi dzshimet e organeve tona ligjzbatuese dhe atyre partnere.

Ky detaj do të thotë që ne vërtetuam të gjithë dyshimet që kishin organet tona të inteligjencës dhe partnerët, përfshirë edhe organet e Iranit, që na kanë kërcënuar që në rast ju nuk do të bllokoni pajisjet që i sulmojnë, ne do ta godasim kampin me dronë. Ky kërcenim është mbajtur sekret për të mos ngritur panik. Ka qenë shumë e shqetësuar qeveria shqiptare, që kishte vetëm këtë agjendë.

Marrëveshje e 2014 ka dy kushte. Të mos bëhet veprimtari politike dhe të mos kryhen vepre penale, si ndaj njëri-tjetrit si ndaj republikës islamike të Teheranit dhe kjo e dyta u prish” u shpreh Karamuço.

Pas operacionit të sotëm, Karamuço tha se do të ketë emra konkrete që do të arrestohen dhe po ashtu do të arrestohen edhe persona të tjerë që sot kanë kundërshtuar efektivët e policisë.

Karamuço theksoi se sot  nuk është bërë kontroll në të gjitha godinat dhe se dyshohet edhe për armë, burgje, persona që fshihen dhe teknologji që regjistronin filmimet e policisë.

Në vazhdim do të ketë emra konkret që do të arrestohen. Do të arrestohen edhe të tjerë persona që kanë kundërshtuar me force duke plagosur efektivë.

Policia shqiptare për shkak të rezistencës nuk ia doli të kontrollonte të gjitha godinat ku dyshohet se mund të këtë edhe pajistë tjera, dyshohet edhe për armatim. Ka dyshime për dhoma sigurie, për burgje brenda këtij kampi, ka dyshime për persona që fshihen, ka dyshime për një teknologji që regjistron të gjithë filmimet e policisë” përfundoi ai.


Shtuar 20.06.2023 19:17