Operacion antidrogë në Korçë, 3 persona të arrestuar

Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion antidrogë në kuadër të luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Mësohet se 3 persona janë arrestuar gjatë një oepracioni në disa fshatra të thellë të zonës së Maliqit.

Sipas policisë, të arrestuarve u janë gjetur rreth 1.5 kg kanabis, po ashtu edhe armë gjahu pa leje.

Ndalimi i personave është bërë me urdhër gjykate, pasi nga hetimet me metoda speciale janë gjetur fakte që të ndaluarit merreshin me kultivim të bimëve narkotike.

Ndërkohë vijojnë kontrollet në banesa dhe po ashtu identifikimi i personave të tjerë të përfshirë./Albeu.com/


Shtuar 20.06.2023 10:11