Tensionet në veri të Kosovës, disa serbë sulmojnë me gurë gazetarët në Zveçan

Mbrëmjen e sotme është sulmuar ekipi i gazetarëve të medias kosovare RTK, në Zveçan.

Mediat kosovare shkruajnë se, gjatë raportimit të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve nga kjo komunë, gazetarja Arbresha Berisha, ka njoftuar se disa persona kanë gjuajtur me tulla në drejtim të mjetit, si dhe i kanë shpërthyer gomat. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto sulme janë të papranueshme dhe shumë shqetësuese. Kjo nuk është hera e parë që sulmohen gazetarët dhe automjetet e mediave shqiptare dhe kosovare.


Shtuar 15.06.2023 22:56