Cila është koha më e mirë për të ushtruar nëse dëshironi të digjni dhjamin?

Ushtrimet dhe çdo formë e aktivitetit fizik është forca lëvizëse për të pasur shëndet dhe psikologji të mirë, por edhe një trup të shëndetshëm dhe të hijshëm.

Kërkimet, studimet, shkencëtarët bien dakord që sekreti për një cilësi më të mirë të jetës qëndron në adoptimin e një stili jetese aktiv!

Ushtrimet zvogëlojnë dhjamin rreth barkut, i cili, ndryshe nga dhjami i akumuluar në zona të tjera (p.sh. ijet), rrit shanset për të zhvilluar sëmundje të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Nuk është e lehtë për të zvogëluar yndyrën në këtë pikë, kështu që kërkon shumë përpjekje, veçanërisht ushtrime aerobike.

Por cila është koha më e mirë për të ushtruar nëse dëshironi të digjni dhjamin?

Përgjigja është në mëngjes si koha më e dobishme për shëndetin tuaj, ku korrni përfitimet më të mëdha. Kjo sepse nivelet e testosteronit janë deri në 30% më të larta. Testosteroni ndihmon në rritjen e muskujve.

Tek burrat, aftësia për të zhvilluar masë muskulore rritet. Ndërsa te gratë, testosteroni rrit forcën e muskujve dhe ul nivelet e yndyrës trupore.

Pra, nivelet më të larta ju lejojnë të stërviteni më shumë, më fort dhe në mënyrë më efektive./albeu.com


Shtuar 22.05.2021 13:57