Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Suel Çela për heqjen e masës së “arrestit me burg”.
“I forti” i Elbasanit ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë nga arratia.
“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personi nën hetim Marjus Sula alias Suel Çela, kundër vendimit nr. 64, datë 26.04.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.
Suel Çela prej më shumë se 1 viti është në kërkim pas deklarimeve të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt. Çela është i dyshuar për porositjen e dy ngjarjeve të rënda kriminale.
Ai akuzohet nga SPAK për porositjen e një atentati të dështuar ndaj një biznesmeni në liqenin artificial në Tiranë por dhe eliminimin e një tregtari automjetesh në Elbasan./albeu.com/