36-vjeçarja në Tiranë dhunon të moshuarën, nis hetimi

Policia e Tiranës ka nisur hetimin për një 36-vjeçare e cila akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një të moshuare.

Sipas uniformave blu bëhet fjalë për shtetasen R. Gj., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo e fundit akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje 70 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/

 


Shtuar 13.06.2023 10:35