Policia e Tiranës ka nsiur hetimin për dy persona, menaxherë lokalesh, të cilët prishën qetësinë publike duke shqetësuar banorët.
Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Muatafa Matohiti”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe kanë shoqëruar në komisariat dy menaxherët e lokalit.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori ku u proceduan në gjëndje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetesisë publike”, shtetasit E. B., 21 vjeç, dhe M. A., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.