Disa ditë më parë, ka shpërthyer një HEC në Ukrainë, në rajonin e Khersonit, duyke sjellë pasoja të mëdha.
Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për shpërthimin e digës Kakhovka, por ende nuk është e qartë se kush dhe çfarë e shkaktoi atë.
Shkatërrimi ka shkaktuar përmbytje në disa zona përreth lumit Dnipro dhe ka detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Imazhet satelitore të publikuara në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë treguar që Oleshky, një qytet në bregun e majtë të lumit, është zhytur pothuajse tërësisht.
Sikur të mos mjaftonte kjo, zjarret kanë shpërthyer në zonën e pushtuar nga Rusia dhe njerëzit janë ankuar për humbje të energjisë elektrike./albeu.com