VIDEO/ Kujdes nga kufjet, i riu zbulon live se i kanë deformuar kokën

Nëse jeni përdorues të rregullt të kufjeve atëherë ky lajm është për ju, si shenjë për të treguar kujdes.

Një burri i është deformuar koka, pasi ka mbajtur kufje për shumë vite me radhë. Bëhet fjalë për ttransmetuesin e platformës së lojërave “Twitch” .

Ai u shokua kur pa formën e deformuar të kokës së tij, kur po rruante kokën për bamirësi gjatë një transmetimi live.

Teksa rruante pjesën e sipërme të flokëve ai vuri re një gropë në kokën e tij që ishte formuar nga mbajtja për shumë vite e kufjeve të tij të video-lojërave.

/albeu.com/