Kanë dalë detaje të reja nga arrestimi i 52-vjeçarit ga Saranda, Thanas Bako alias Athanasios Bako.
Sipas mediave helene Bako përmes një kompanie “Real Estate’ bënte pastrimin e parave të pista në Greqi për interes të trafikantëve të drogës që operonin në Holandë dhe Belgjikë.
Të lidhura
None found
Sipas informacioneve më të fundit të siguruara nga grupi hetimor, rreth 6 muaj më parë autoritetet holandeze kanë zbuluar në aplikacionet e komunikimit të një grupi trafikantësh kokaine, një kontakt me 3 gërma, i cili kryente pastrimin e parave.
Ky kontakt përdorte një metodë alternative të transferimit të parave, me ndërmjetësimin e personave, si sistemi haëala, dhe mënyra tjetër e trajtimit ishte me një “korrier” cashi për të mbledhur dhe dorëzuar paratë, i cili çdo ditë e informonte atë për “bilancin” e arkëtimeve dhe pagesave.
Policia holandeze i kreu këto hetime në kuadër të operacionit të koduar “Klaver”, duke arritur të zbulojë se pas kontaktit me 3 gërma fshihej emri i Thanas Bako alias Athanasios Bako, 52 vjeç me shtetësi shqiptare e kombësi greke, lindur në Sarandë, Shqipëri dhe banues në Glifadha, Greqi. Në bazë të komunikimeve në aplikacionet Encrochat, Sky ECC dhe Anom, u zbulua veprimtaria e Bakos në periudhën Qershor 2020 – Maj 2021, ku përllogaritet të jenë qarkulluar rreth 250 milionë euro. Policia greke, e cila ka nisur gjithashtu hetim ndaj Bakos, ka zbuluar se kompania e tij Real Estate, në të cilën Bako zotëron 99 % të aksioneve, ka në pronësi të paktën 13 apartamente në zonën e Dafnit dhe Ilioupolit. Kontrollet në banesë i zbuluar valuta të 9 llojeve të ndryshme me vlerë në total rreth 16.000 euro ndërsa i janë zbuluar llogari bankare në vlerën rreth 70 mijë euro. Në banesë gjithashtu ju sekuestruan edhe 2 ora luksoze me vlerë rreth 100 mijë euro.
