Gjendet një makinë e djegur në Vlorë, dyshohet se i përket vrasësve të Troqes

Është gjetur e djegur një makinë në qytetin e Vlorës, e cila dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së Delon Troqes.

Troqe është pronari i një biznesi makinash në lagjen ‘Pavarësia’ të qytetit bregdetar, vendi ku i është bërë dhe atentati dhe ku ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se ndaj të riut është qëlluar me 15 plumba.


Shtuar 21.05.2021 22:15