Përfshihet nga flakët ish-Kadastra në Durrës

Një objekt është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Durrës.

Burime bëjnë me dije se është përfshirë nga flakët ish-zyra e Kadastrës në Durrës e cila ndodhet në lagjen numër 4, por që aktualisht ishte në përdorim nga një subjekt privat.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, si dhe efektivë policisë për te zbardhur shkaqet e tij.


Shtuar 6.06.2023 20:47