Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, foli në seancën e sotme plenare për problemet me të cilat përballet qyteti i Lushnjës.
Korreshi solli në pah gjithashtu problemet në shërbimin në spitalin e Lushnjës.
Ai tha me ironi se në spitalin e Lushnjës bëhen vetëm synetlliqe, ndërsa shtoi se qytetarët nuk marrin asnjë lloj shërbimi tjetër të nevojshëm.
Korreshi: Mos t’i rikthehej prefektura. Nuk ka gjë më tjetër në Lushnjë. Ju falënderoj që na hoqët gjykatën dhe Prokurorinë. Kismet inshalla del në shtator, të bëjmë rehat dhe plazhin. Shyqyr që na iku Apeli i Vlorës, menduam që të shkonim në kryeqytet. Vazhdon me ritme të fuqishme reforma në drejtësi. Po na ikin dhe drejtoritë. Një qytet me 200 mijë banorë nuk ka më asnjë drejtori. I quani ato votat e Lushnjës, vendosni një drejtori në Fier të paktën dhe një autobus për ta. Kaq pa vlerë qenkemi ne? Kemi frikë që të vëmë kollare në Lushnjë se dukemi si në kongresin e Partisë, e vëmë në Rrogozhinë. Kam dhe hallin e kalamajve të mi, s’ka asnjë lloj punësimi në Lushnjë, nuk lë dot trashëgimi as lopatë e as kazmë. Shikoni nëse e zgjidhni këtë problem. I gjithë fisi u turr në Fier, se dhe për synetlliqe bëhesh atje. Daja im është bërë synet, por u bë nga tëmthi. Fatmirësisht gjithçka doli mirë dhe ne bëmë një piknik pasi shkoi i gjithë fisi me autobus. Legalizimet u bënë me blloqe. Të tjerët opingat e Sheros morën. Faleminderit për tregun e stadiumit se dolën njerëzit në protestë. Shyqyr që e bënte si serë atë tregun.
|Ata qeshin, dhe paguajnë 50 mijë lekëshin. Ata kastraveci shesin. Ju faleminderit që na e keni hapur atë fushën e plehrave, shyqyr që u hap. Mirë që u liruat dung-fungët nga zgjedhjet e do merren me plehra. E kemi erën e ullirit ne çfarëdolloj muaj të vitit. Unë po prek vetëm një gjë. Iku domatja e sallatori, me shalqirin çfarë do bëjmë? Si do e llogarisni për grurin? Një falënderim vjen për përroin e qytetit se po të gëlltisim një gjë atje do e gjejmë.
/albeu.com/